Ekipi italian detyrohet të luajë me 9 lojtarë, shkaku i krizës me COVID-19

  • S.A /
  • 21 December 2020 - 09:57
Ekipi italian detyrohet të luajë me 9 lojtarë, shkaku i krizës me COVID-19

Skuadra e Serie C, Casertana, i ka kritikuar autoritetet italiane dhe kundërshtarin e vet, Viterbese, pasi u detyrua të luajë me vetëm nëntë futbollist në ndeshjen e së dielës në ligë.

Hiç më pak se 15 veta janë prekur me koronavirus në skuadrën e Casertanas para ndeshjes të së dielës, por ajo u detyrua të luajë prapëseprapë.

Klubi pretendoi madje se disa prej lojtarëve që ishin të pranishëm në fushë kishin simptoma të koronavirusit, edhe pse në testin e bërë para ndeshjes kishin dalë negativë.

Në një komunikatë të ashpër për media, klubi theksoi: “Këto janë kohë të vështira, plot frikë dhe shqetësim për të gjithë anëtarët e Casertana FC dhe për familjet e tyre, po ashtu”.

“Skuadra lojë është shkatërruar nga ky virus i rrezikshëm. Hiç më pak se 10 raste pozitive me COVID-19”.

“Casertana FC u detyrua ta pranojë refuzimin e US Viterbese 1908 për ta shtyrë ndeshjen… në një kohë historike kur qytetarët italianë po vuajnë, kur janë të detyruar të qëndrojnë brenda në shtëpi, një ekip futbolli, i shkatërruar nga një armik i padukshëm, detyrohet të dalë në fushë me çdo kusht. Ky është shembull i turpshëm për gjithë komunitetin”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )