Sonte derbi i Londrës Perëndimore, Chelsea-West Ham

  • A.P /
  • 21 December 2020 - 20:14
Sonte derbi i Londrës Perëndimore, Chelsea-West Ham

Sonte do të luhet derbi i Londrës Perëndimore, Chelsea-West Ham

Dy skuadrat londineze do të përballen në Stamford Bridge e ku të dyja skuadrat kanë pasur një formë të mirë ndeshjeve të fundit.

Chelsea ka zbritur në vendin e 8 por me një fitore eventuale do të bënte 25 pikë dhe do të barazohej me Spurs në vendin e 5-të.

Jo larg Chelsea është West Ham që ka 21 pikë dhe është në vendin e 10. Në rast fitoreje West Ham do të kishte 24 pikë dhe do të barazohej me pikë me Southamptonin.

Frank Lampard ka startuar sot me Abraham, Werner dhe Pulisic në sulm derisa West Ham me Bowen e Haller. 


(Kosova Sot Online)