Dembele kthehet në stërvitje me Barcelonën
Dembele është kthyer në stërvitje me Barcelonën, ka konfirmuar Koeman
Sulmuesi francez është jashtë fushave që prej fillimit të dhjetorit për shkak se ka pësuar një lëndim në kofshë.
Sot, Dembele është rikthyer në stërvitje me Barcelonën dhe ka munëdsi të paraqitet kundër Eibar në fund të muajit.
“Ai ka marrë pjesë në stërvitje sot dhe me rezervat dje, e cila gjë ndodh një ditë pas një ndeshje”, tha Koeman në konferencën për gazetarë të hënën. “Ai ka nevojë për stërvitje të tjera që të jetë në listën e lojtarëve që do të luajnë”.
“Ai mund të luan kundër Eibar në fund të dhjetorit”.