Reagon Klopp pasi Salah nuk e përjashtoi transferimin e mundshëm në Real ose Barça

  • A.P /
  • 24 December 2020 - 18:03
Reagon Klopp pasi Salah nuk e përjashtoi transferimin e mundshëm në Real ose Barça

Salah s’do të largohet nga Liverpooli sipas Klopp.

Mohamed Salah ditë më parë nxiti spekulime duke mos e përjashtuar një ditë transferimin në Real Madrid ose Barcelona.

Tashmë, po flitet gjithnjë e më shumë për një largim të Salah nga Liverpooli, por Jurgen Klopp ka përjashtuar kategorikisht një mundësi të tillë.

Ai thotw se egjiptiani është shumë i lumtur në ‘Anfield’ dhe as që e mendon largimin.

“Mo është në një moment shumë të mirë, në një formë shumë të mirë. Kjo është më e rëndësishmja, sot në stërvitje duhet ta kishit parë. Ishte duke qeshur gjithë kohën. Kështu, në brendësi gjithçka është në rregull, për të tjerat është këndshëm për të gjithë ju që shkruani për të”, u shpreh Klopp.

Salah është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017.

Ai ka bërë 173 paraqitje me Redsat, ka shënuar 110 gola.

(Kosova Sot Online)