Urimet e shumta për Fetahun

  • S.A /
  • 25 December 2020 - 15:50
Urimet e shumta për Fetahun

Arben Fetahu më 18 dhjetor fitoi besimin e delegatëve për të drejtuar Federatën e Basketbollit të Kosovës edhe për katër vitet e ardhshme.

Në drejtim të Fetahut, kanë ardhur urime të shumta për rizgjedhjen si kryetar i FBK-së.

I pari që e uroi ishte Kamil Novak, Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës. “Në emër të FIBA Evropës, dua të ju uroj për zgjedhjen edhe në një mandat në krye të FBK-së. Unë pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në vitet e ardhshme për të mirën e basketbollit Evropian dhe ju uroj të gjitha të mirat dhe shumë suksese në përpjekjet tuaja”, shkruhet në letrën e dërguar për Fetahun nga Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës.

Gjatë javës kanë ardhur edhe shumë urime nga federata të ndryshme evropiane e botërore. Njëra ndër to ishte edhe Federata Franceze. “Në emër të Presidentit të Federatës Franceze të Basketbollit Z. Jean Pierre SIUTAT dhe në emër të Federatës së Basketbollit të Francës, ne dëshirojmë të urojmë rizgjedhjen tuaj në pozitën e Presidentit të Federatës së Basketbollit të Kosovës. Ne jemi të bindur që bashkëpunimi midis dy Federatave tona do të vazhdoj në të njëjtin drejtim dhe se do të zhvillohet gjithmonë në interes të zhvillimit të Basketbollit në Evropë”.

Gjithashtu Federata e Basketbollit e Izraelit ka dërguar mesazhin e urimit, duke i dëshiruar shumë suksese. Federata e Basketbollit e Polonisë, Kroacisë dhe Irlandës, po ashtu dërguan mesazhe urime, si dhe uruan festat e fundvitit, në një vit jo të lehtë për të gjithë.

Federata e Basketbollit e Italisë po ashtu ka uruar Fetahun, duke shpresuar se bashkëpunimi mes dy federatave do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

(Kosova Sot Online )