Aubameyang do të luajë më mirë tani

  • A.P /
  • 29 December 2020 - 21:36
Aubameyang do të luajë më mirë tani

Ish mbrojtësi i Gunners, Lee Dixon, mendon që Mikel Arteta mund ta lërë jashtë për pak kohë sulmuesin në mënyrë që ai të rikthehet si duhet në ndeshje

Pierre-Emerick Aubameyang do të përfitojë nga qëndrimi jashtë fushës, sipas Lee Dixon, i cili mendon që sulmuesi i Arsenalit “do të rikthehet me gola” pas një pushimi të mirë.

Aubameyang ka shënuar 25 gola për Arsenalin sezonin e kaluar, përfshirë dy gola në finalen e kupës FA në fitoren kundër Chelseat, duke çimentuar statusin e tij si njëri prej sulmuesve më të mirë në Angli.

Megjithatë, gabonezi nuk ka qenë në gjendje që të jetë në cilësinë e tij më të lartë gjatë sezonit të ri, me Arsenalin që nuk i fitojë shtatë ndeshje dhe u fut edhe në zonën e rënies nga liga.

“Askush nuk është më i madh se klubi”, tha Dixon për talkSport. “Ndoshta Mikel Arteta do ta shikoj ndeshjen e vikendit dhe të thotë,. ‘ne krijuam shumë shanse për shënim, bëm këtë e atë”.

“Kjo do ti bëj mirë Aubameyangut që të jetë pak kohë jashtë skuadrës dhe ta shoh atë nga bankina”.

“Kur e shikoni një ndeshje nga tribunat ndonjëherë mëson më shumë se sa kur jeni në fushë. Truri i juaj mbushet plot me informacione kur ju luani: jo gjithmonë shihni gjithçka, jo gjithmonë ndjeni gjithçka”.

“Natyrisht ai është një talent i madh i futbollit dhe ne kemi nevojë për golat e tij, por ndonjëherë duhet kohë që ai të jetë i mirë përsëri”. 


(Kosova Sot Online)