Hazard i gatshëm të luajë sonte kundër Elche, konfirmon Zidane

  • S.A /
  • 30 December 2020 - 08:58
Hazard i gatshëm të luajë sonte kundër Elche, konfirmon Zidane

Eden Hazard do të rikthehet nga lëndimi në përballjen e sotme të Real Madridit kundër Elches në La Liga, ka konfirmuar trajneri Zinedine Zidane.

Sulmuesi belg nuk ka luajtur që prej se e pësoi një lëndim në kofshe në humbjen e Madridit 2:1 kundër Deportivo Alavesit në fund të nëntorit.

Ai i ka bërë vetëm gjashtë paraqitje në të gjitha garat deri tani këtë sezon, dhe ende nuk i ka kompletuar 90 minua lojë në një ndeshje në sezonin 2020/21.

Një përzierje e lëndimeve me infektimin me koronavirus kanë bërë që Hazard të mungojë gjatë edhe këtë sezon.

Por duket se ai i ka lënë prapa lëndimet dhe problemet dhe është i gatshëm të luajë sonte, për pak kohë të paktën.

“Eden do të jetë në dispozicion nesër dhe ne do të donim që ai të luajë pakëz”, tha Zidane para ndeshjes.

“Para do ditësh kundër Granada, ne vendosëm që ai të mos luante sepse sapo është kthyer”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )