Chelsea po mendon ta zëvendësojë Lampardin me Shevchenkon

  • S.A /
  • 05 January 2021 - 10:41
Chelsea po mendon ta zëvendësojë Lampardin me Shevchenkon

Chelsea është duke menduar ta emërojë Andriy Shevchenkon në vend të Frank Lampardit në postin e trajnerit të ekipit të parë.

Lampard është nën presion të madh pas një ecurie shumë të dobët të Chelseat në javët e fundit..

Të kaltrit e Londrës e kanë fituar vetëm njërën prej shtatë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat pas disfatës 3:1 kundër Manchester City të dielën në Stamford Bridge.

Si pasojë e një ecurie të rezultateve të dobëta, Chelsea ka rënë në pozitën e tetë në Premierligë.

Kjo ka nxitur thashetheme se drejtuesit e Chelseat po mendojnë ta shkarkojnë Lampardin.

Dhe sipas Le10Sport, Shevchenko mund të jetë pasardhës i Lampardit.

Ish-sulmuesi i Chelsea Shevchenko, i cili është trajneri i Kombëtares së Ukrainës tani, është në mesin e disa trajnerëve që po i konsideron Chelsea për stolin e vet. 

(Kosova Sot Online )