Pochettino kërkon trofeun e parë sonte kundër Marseille

  • A.P /
  • 13 January 2021 - 20:26
Pochettino kërkon trofeun e parë sonte kundër Marseille

Paris Saint-Germain do të përballet në finalen e Superkupës së Francës kundër Marseille

Mauricio Pochettino mund ta fitojë sonte trofeun e parë me skuadrën e Paris Saint-Germain ku do të luhet për “Trofeun e kampionëve” apo siç njihet ndryshe “Superkupa e Francës”.

Për të arritur të ky trofe Pochettino ka startuar me formacion 4-3-3 me Mbappen, Icardin dhe Di Marian në sulm.

Me të njëjtin formacion i është kundërpërgjigjur edhe Marseille ku në sulm do të luajë me: Payet, Radonjic dhe Thauvin.

(Kosova Sot Online)