Zidane bllokon largimin e Odegaard

  • A.P /
  • 14 January 2021 - 21:02
Zidane bllokon largimin e Odegaard

Martin Odegaard mund të jetë zgjidhja e gjashtë për mesfushën e Real Madridit këtë moment por Zinedine Zidane nuk është duke e marrë në konsideratë largimin e norvegjezit

Edhe pse Luka Jovic u lejua që të rikthehet si i huzuar tek ish klubi i tij, duke ju bashkuar Eintracht Frankfurtit deri në fund të sezonit 2020/21, Zidane llogarit në Odegaard dhe nuk e do atë jashtë klubit.

Drejtorët në Santiago Bernabeu po ashtu pajtohen që një largim i tij nuk do të ishte gjëja më e mirë për zhvillimin e lojtarit. Por është e vërtetë që disa drejtor nuk e kuptojnë rolin e tij në skuadër për momentin.

Që nga humbja nga Shakhtar Donetsk më 1 dhjetor, plejmejkeri ka luajtur vetëm pesë minuta. Është e vërtetë që ai ka qenë i lënduar gjatë kësaj kohe, por ai ka nevojë për më shumë minuta për të treguar kualitetin e tij.

Kjo është ajo çfarë bëri ai në Real Sociedad kur u huazua sezonin e kaluar dhe Odegaard beson që ai do ta kthejë situatën në dobi të tij. Atij i është thënë që mos të dorëzohet dhe do të punojë shumë në atë çfarë është duke bërë ai.

Edhe pse disa klube janë duke e përcjellur situatën e tij, përfshirë Real Sociedadi por Real Madrid nuk e ka marrë në konsideratë largimin e tij.

Superkupa e Spanjës do të ishte një mundësi për Odegaard për të treguar çfarë mund të bëj ai. Ai ka Luka Modricin, Toni Kroosin, Casemiron, Fede Valverden dhe Iscon para tij, por Zidane ende llogarit në të dhe këtë e ka thënë në konferencën për shtyp.

Kur ai do ta merr mundësinë e radhës, ai do ta këtë. Kjo është çfarë Modric u përgjegj kur u pyet për gjendjen e norvegjezit në konferencën për shtyp të enjten para ndeshjes për Superkupën e Spanjës kundër Athletic Club. 

(Kosova Sot Online)