Dy ndeshje interesante sot në Superligë

  • G.G /
  • 16 January 2021 - 10:01
Dy ndeshje interesante sot në Superligë

Sot do të fillojë xhiroja e 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Nga tani pritet të rritet kualiteti, sepse skuadrat kanë bërë disa përforcime për stinorin vjeshtor.

Ndeshja e parë zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit. Vreshtarët përfunduan stinorin vjeshtor në vendin e parë me 11 fitore dhe tri humbje, kurse kuqezinjtë në vendin e shtatë me katër fitore dhe dhjetë humbje.

Përballja e dytë është ndërmjet rivalëve të vjetër Bashkimit dhe Trepçës.

Dy skuadrat kanë bërë disa ndryshime në afatin kalimtar, ku mitrovicasit kanë rikthyer Drilon Hajrizin, për t’iu ndihmuar në realizimin e objektivave.

Prizrenasit kanë tetë fitore dhe gjashtë humbje, derisa mitrovicasit dy fitore dhe 12 humbje.

15:00 Rahoveci – Vëllaznimi

17:00 Bashkimi – Trepça

(Kosova Sot Online)