Shkëndija – Sileksi do të jetë finalja në Kupën e Maqedonisë së Veriut

  • A.P /
  • 07 May 2026 - 11:30
Shkëndija – Sileksi do të jetë finalja në Kupën e Maqedonisë së Veriut

Shkëndija – Sileksi do të jetë finalja e edicionit të sivjetshëm në Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Skuadra tetovare arriti të triumfojë edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Shkëndijës së Haraçinës, duke marrë fitore me rezultat 0:2 në Kumanovë dhe me shifra të përgjithshme 5:2 avanson në finalen e madhe.

Dy golat e triumfit për tetovarët i realizuan Spahiu dhe Ndzegue në 5 minutat e fundit të sdifës.

Në anën tjetër, Sileksi u kualifikua në finale, pasi në takimin e kthimit mundi Ohridin me golin e vetëm të Dodevit dhe me rezultat të përgjithshëm 2:1 merr biletën për verdiktin final.

Ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Sileksit do të luhet me 20 maj në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

(Kosova Sot Online)