Sneijder: UEFA duhej ta ndalte ndeshjen Arsenal – Atletico
Legjenda holandeze Wesley Sneijder ka shpërthyer me kritika të forta ndaj ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Atletico Madridit, duke e cilësuar atë si një përballje pa nivel dhe pa spektakël.
Ish-fituesi i Championsit deklaroi se loja ishte aq e dobët saqë sipas tij duhej ndërprerë që në pjesën e parë.
“Në minutën e 35-të mendova se UEFA duhej të ndërhynte. Duhej ta telefononin Londrën, t’i dërgonin skuadrat në zhveshtore dhe ta organizonin një finale tjetër mes Bayernit dhe PSG-së ditën tjetër”, u shpreh Sneijder.
Sipas tij, mënyra mbrojtëse e lojës së Atleticos dhe qasja e Arsenalit me posedim të topit e bënë ndeshjen të mërzitshme dhe pa emocione për një nivel kaq të lartë kompeticioni.
Megjithatë, pavarësisht kritikave, Sneijder nuk e mohoi suksesin e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, duke e vlerësuar maksimalisht punën e tij.
“Arteta e meriton një statujë, sepse arriti ta mbajë nën presion një ekip si Atletico pa e pasur asnjë lojtar të klasit botëror në skuadër”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, trajneri i Atleticos, Diego Simeone, e pranoi humbjen me sportivitet, duke theksuar se kundërshtari e meritoi kualifikimin dhe duke e shprehur krenarinë për paraqitjen e skuadrës së tij gjatë sezonit.
Arsenali e siguroi finalen falë një fitoreje minimale 1-0 në ndeshjen e kthimit, duke kaluar me rezultat të përgjithshëm 2-1 dhe duke e arritur finalen e Championsit pas plot 20 vitesh.
(Kosova Sot Online)
