Kupa e Botës për klube zhvillohet në praninë e tifozëve

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 19:14
Kupa e Botës për klube zhvillohet në praninë e tifozëve

Kupa Botërore e Klubeve muajin tjetër në Katar do të zhvillohet me tifozë, ndërsa FIFA njofton se shitjet e biletave kanë filluar sot.

Masat e rrepta të sigurisë COVID-19 të krijuara për të ruajtur mirëqenien e tifozëve do të jenë në fuqi gjatë gjithë turneut.

Kupa Botërore e Klubeve FIFA Katar 2020 do të shohë ekipet më të mira të botës të bashkohen muajin e ardhshëm për të garuar për çmimin e më të mirit në botë. 

Ndeshjet do të fillojnë më 4 Shkurt, me finalen që do të zhvillohet më 11 shkurt.

Bayern Munich do të jetë pjesëmarrës nga kontinenti i Evropës. 

(Kosova Sot Online)