Sot dy derbi në Superligë

  • G.G /
  • 23 January 2021 - 12:31
Sot dy derbi në Superligë

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhirosë së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sfida e parë do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës me fillim nga ora 15:00. Takimet ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë qenë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet të jetë edhe sot.

Vreshtarët janë në vendin e parë me 12 fitore dhe katër humbje, kurse prishtinasit kanë katër fitore dhe 12 humbje.

Ndeshje shumë interesante shihet ajo ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës, dy skuadrat që kanë grumbulluar nga 27 pikë, 11 fitore dhe pesë humbje.

Skuadrat janë në formë të mirë dhe kjo pritet të bëj edhe më interesante këtë përballje. Takimi fillon nga ora 17:00.

Nesër zhvillohen po ashtu dy takime mjaft interesante. Bashkimi e pret Vëllaznimin, kurse Ylli i shkon Trepçës.

(Kosova Sot Online)