Kundërpërgjigjet shpejt Drita, barazohet rezultati

  • G.G /
  • 23 January 2021 - 12:45
Kundërpërgjigjet shpejt Drita, barazohet rezultati

Është barazuar rezultati në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Dritës.

Pasi Qëndrim Zyba realizoi në minutën e tretë për Prishtinën, ka ardhur menjëherë kundërpërgjigjja e gjilanasve.

Ishte Kastriot Rexha i cili realizoi në minutën e tetë pas një gabimi të portierit prishtinas, Eglant Haxho. 

(Kosova Sot Online)