Odegaard, viktima e radhës e diktaturës Modric-Kroos-Casemiro

  • S.A /
  • 27 January 2021 - 13:21
Odegaard, viktima e radhës e diktaturës Modric-Kroos-Casemiro

Huazimi i Martin Odegaardit në Arsenal është i sigurt dhe ka mbetur vetëm të konfirmohet nga palët, por ai është vetëm njëri prej shumë viktimave të treshes së paprekshme në mesfushë e Real Madridit. Diktatura, siç e quan gazeta spanjolle MACRA, e Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro e ka pasur për viktimë edhe Odegaardin së fundmi. Largimi i tij do ta lërë Real Madridin në mungesë të mesfushorëve.

Për më tepër, nga pesë sa kanë mbetur, Isco në fakt e ka kërkuar largimin në huazim këtë afat kalimtar për shkak të mungesës së mundësive. Por dera e largimit të tij është mbyllur tashmë me largimin e mesfushorit norvegjez. Si Odegaardi e kishin pësuar edhe disa mesfushorë të tjerë, për shkak të mbizotërimit të treshes Modric-Kroos-Casemiro.  Asier Illarramendi, Mateo Kovacic, Dani Ceballos dhe Marcos Llorente. 

(Kosova Sot Online )