Lexoni edhe:
U.D e Presidentit Vjosa Osmani urgjentisht ta shkarkon Valdete Daken, ndërhyri në vendimin e PZAP-së për mos certifikim të partive dhe listave për deputet
Mathias Pogba mendon se tani është koha më e përshtatshme që Manchester United të përfitojë ekonomikisht nga shitja e vëllait të tij, Paul Pogba. Pogba është në fund të kontratës me “Djajtë e Kuq” dhe ka dy sezone që flitet për një largim nga “Old Trafford”, dëshirë edhe e lojtarit që e ka konfirmuar këtë disa herë. Real Madridi dhe Juventusi janë klubet që më së shumti e duan francezin.
“Nëse Manchester United dëshiron të nxjerrë para nga Paul… duhet ta bëjë këtë verë”, tha Mathias Pogba në El Chiringuito, i cili e pranoi se s’di asgjë për të ardhmen e vëllait të tij. “Nuk e di se çfarë do të bëjë vëllai im”.
(Kosova Sot Online )