U.D e Presidentit Vjosa Osmani urgjentisht ta shkarkon Valdete Daken, ndërhyri në vendimin e PZAP-së për mos certifikim të partive dhe listave për deputet

U.D e Presidentit Vjosa Osmani urgjentisht ta shkarkon Valdete Daken, ndërhyri në vendimin e PZAP-së për mos certifikim të partive dhe listave për deputet
U.D e Presidentit Vjosa Osmani urgjentisht ta shkarkon Valdete Daken, ndërhyri në vendimin e PZAP-së për mos certifikim të partive dhe listave për deputet

Ragip Guraziu

  • 31 January 2021 - 08:00

Shkruan: Ragip Guraziu

Ndërhyrja flagrante e Valdete Dakës në PZAP duhet të shërbej edhe si një i argument I fuqishëm që asaj t’i merret mandati tani më i inkriminuar i kryetares së KQZ-së znj. Daka , nga ana e Presidentes në detyrë, dhe njëherit të sabotohet bashkëpunimi me KQZ-në edhe nga partitë politike të atakuar e të dëmtuara në këtë proces për shkak të sjelljes së saj arrogante e të telekomanduar nga mentorët e saj jashtë KQZ-së. Ndërhyrja politike në pavarësinë e menaxhimit të procesit zgjedhor, në këtë fillim që shpërtheu lidhur me certifikimin e listave, ka ngjallur edhe reagimin e vendeve të Quintit, gjë që flet shumë keq për tendencën e hapur të manipulimit të zgjedhjeve që ka filluar të dizajnohet nga krimo-politika ne KQZ, mbase edhe me qëllimin për t’i dështuar ato.

Këto manipulime që po bëhen në të gjitha nivelet e institucioneve të shtetit, me të gjitha proceset, edhe me zgjedhjet, po i ngjajnë pandemisë së koronavirusit. Unë them se këtë Covid 19 që ka pushtuar gjithë Botën, vetëm ata që e kanë instaluar edhe mundë ta gjejnë mënyrën që ta heqin. E kështu mendoj që duhet dhe mundë të veprohet edhe me kryetaren e KQZ-së. Ata që e kanë instaluar në këtë vend, njëri në Kosovë, që I bie Isa Mustafa, tjetri në Hagë, Presidenti Thaçi. Mirëpo koha është që ajo të përgjigjet dhe të largohet nga aty. Ndryshe unë pyes se edhe çfarë veprimesh të tjera skandaloze duhet të ndërmerr kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, pas ndërhyrjes së fundit edhe në pavarësinë e PZAP-së, e që po shërben si satelit besnik e i përkryer i interesave të Hashim Thaçit e Isa Mustafës, për ta iniciuar seriozisht procedurën shkarkimit. E derisa nuk po vepron as kundërshton askush, kjo heshtje na lë të kuptojmë se ende do ta vazhdon dhe do ta shijon këtë post Valdete Daka.

Një ditë para shpalljes së vendimit të PZAP-së lidhur me ankesat e partive politike për mos certifikim, Valdete Daka i ka dhënë instruksione PZAP-it servil se di të bëjë zgjidhjen, interpretimin e vendimmarrjes sipas preferencave të saj dhe të shefave që ajo u shërben që nga 2010-ta. Qëllimi final dihet cili ishte , eliminimi me çdo kusht e me çdo çmim i Albin Kurtit nga lista kandiduese për deputet dhe PIKË!

Thuhet se në letrën e dërguar PZAP-s, Daka i ka propozuar PZAP-it që ta obligojë KQZ-në për ta certifikuar listën e VV-së, pa Kurtin dhe të tjerët të dënuar. Kjo kërkesë ka shkuar në PZAP mbi bazën e një komunikimi intern në mes të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve specifikisht lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për mos certifikim të listës së kandidatëve për deputetë. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në përgjigjen ndaj PZAP-it, ka propozuar që ankesa e VV-së të aprovohet pjesërisht, duke i certifikuar vetëm kandidatët që i përmbushin kushtet ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Detyra e saj, siç po shihet, nuk është ligji por zbatimi I premtimeve të shefave të saj që e kanë sjellur në këtë postë.

Për shkak të këtyre lojërave të porositura, të pa certifikuar mbesin pesë kandidatë të VV-së, përfshirë edhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin. E kjo ka ndodhur kryekëput për shkak të ndërhyrjes së kryetares Daka edhe në përgjegjësinë e PZAP-s. Unë mendoj se tani më gjithçka është qartësuar pas këtyre ndërhyrjeve në PZAP dhe duhet të ndërmerren masa.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".