Në ditën e dytë të Kupës së Kosovës, përballen rivalët e vjetër

  • S.A /
  • 04 February 2021 - 14:50
Në ditën e dytë të Kupës së Kosovës, përballen rivalët e vjetër

Dita e ditë e Final 8 Kupës së Kosovës “VllesaPagesa” do të sjellë përballje shumë interesante.

Ponte Prizreni – Vëllaznimi është një sfidë shumë interesante, ku të dyja skuadrat do ta japin maksimumin për të triumfuar dhe për të kaluar në gjysmëfinale.

Garat e Kupës dhurojnë befasi, andaj nuk ka favoritë as këtë herë.

E përballja e fundit e ditës së sotme është ajo në mes të rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Pejës dhe Sigal Prishtinës.

Trofeu i Kupës është shumë i dëshiruar për këto dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës.

Takimi pritet të jetë shumë interesant, ashtu siç kanë qenë përballjet mes këtyre dy skuadrave.

(Kosova Sot Online )