Partey prapë do t’i mungojë Arsenalit

  • A.P /
  • 11 February 2021 - 19:28
Partey prapë do t’i mungojë Arsenalit

Arsenali ka konfirmuar mungesën e Parteu për ndeshjen kundër Leeds pasi që ai po ankon pas një lëndimi në kofshë

Ganezi ka munguar shumicën e kohës prej transferimit të tij të topxhinjtë, me një tjetër lëndim që ka pësuar e që nuk mund të luajë prapë për skuadrën e Mikel Artetas.

“Thomas po vuan nga një lëndim në kofshë që e ka pësuar në ndeshjen kundër Aston Villës të dielën e kaluar kështu që ai nuk do të luajë në ndeshjen kundër Leeds të dielën”, thuhet në deklaratën e klubit të Arsenalit që është bërë sonte.

“Thomas do të kontrollohet vazhdimisht deri të rikuperohet nga lëndimit”.

Partey vazhdimisht ka qenë i lënduar prej që u transferua në Emirates Stadium.

Fillimisht ai kishte një problem me ije, i cili e la jashtë fushe 10 ndeshje rresht.

Topxhinjtë kanë pasur probleme në konsistencë në rezultate edhe për shkak të mungesës së tij derisa deri me tani ai ka munguar në 13 javë në të gjitha garat. 

(Kosova Sot Online)