Gjimshiti starton kundër Real Madridit

  • A.P /
  • 24 February 2021 - 20:02
 Gjimshiti starton kundër Real Madridit

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Atalantës dhe Real Madridit.

Nga minuta e parë për Atalantën është hedhur mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti.

Ai është paksa i lehtësuar pasi lojtar si Eden hazard dhe karim Benzema, s’do t’i ketë përballë, por do të ketë punë me Asension, Vinicius, Kroos.

Gjimshiti është i padiskutueshëm në formacionin e Atalantës që viteve të fundit është shndërruar në një skuadër të rrezikshme dhe edhe sonte nuk përjashtohet mundësia që të marrë një rezultat pozitiv, sidomos duke e parë mungesat e shumta që ka Reali,

(Kosova Sot Online)