Vjen reagimi i LeBron James pasi u lëndua mbrëmë

  • A.P /
  • 21 March 2021 - 08:54
Vjen reagimi i LeBron James pasi u lëndua mbrëmë

Basketbollisti i LA Lakers, LeBron James u lëndua dje në ndeshjen ndaj Atlanta Hawks.

“King” James u lëndua pas një dueli dhe u detyrua të largohej nga ndeshja.

Pas ndeshjes, ishte vet LeBron James që reagoi në profilin e tij zyrtar në Twitter.

“Asgjë nuk më acaron sesa paaftësia që të ndihmoj skuadrën time. Jam i lënduar si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Rruga e rikuperimit fillon tani. Do kthehem shpejt thuajse nuk u largova kurrë”, tha LeBron James.

Los Angeles Lakers u mposht nga Atlanta Hawks me rezultat 99:94. 

(Kosova Sot Online)