Tensionet situata në Juventus: Agnelli kacafytet me Pirlon

  • S.A /
  • 22 March 2021 - 15:13
Tensionet situata në Juventus: Agnelli kacafytet me Pirlon

Situata në Juventus ka filluar të tensionohet pas humbjes tronditëse të bardhezinjve kundër Beneventos, pasi raportohet se patroni i klubit Andrea Agnelli dhe trajneri Andrea Pirlo janë kacafytur në zhveshtoren e Allianz Stadium.

Zemërimi dhe hidhërimi shpërtheu pas përfundimit të ndeshjes në Allianz Stadium, pasi Juventusi e bëri një hap të madh prapa në luftë për titull në Serie A.

Bardhezinjtë tani ngelin 10 pikë prapa liderit, Inter, dhe kanë pikë të barabarta me Atalantën por i kanë vetëm dy pikë më shumë se vendi i pestë, Napoli.

Kjo ishte disfata e katërt e sezonit për Juventusin dhe erdhi ndaj një skuadre që nuk kishte shijuar fitoren në 11 ndeshjet e fundit në ligë.


Gazeta me bazë në Torino, “La Stampa” raporton se baritma dhe fyerje janë dëgjuar brenda zhveshtores së Juventusit pas ndeshjes, gjë që konfirmon tensionin e lartë në skuadrën torineze.

Për më tepër, sipas të përditshmes italiane, patroni Agnelli dhe trajneri Pirlo u kacafytën mes vete.

Juventusi, që e ka arritur finalen e Kupës së Italisë ku do të përballet me Atalantan, është eliminuar nga Liga e Kampionëve tashmë dhe gjasat për titull në Serie A i ka minimale duke e parë epërsinë dhe formën e Interit.
(Kosova Sot Online )