Zidane refuzon të flasë për Haalandin

  • G.G /
  • 02 April 2021 - 15:45
Zidane refuzon të flasë për Haalandin

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka refuzuar të flasë për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Agjenti i sulmuesit, Mino Raiola, ka nisur tashmë punën dhe po i viziton klubet e interesuara një nga një për të parë nga afër kushtet që ato ofrojnë për klientin e tij.

Gjatë ditës së djeshme, ai ishte në Barcelonë dhe në Madrid.

I pyetur lidhur me këtë, Zizu është përgjigjur: “Gjithçka që do të ndodhë jashtë, s’do të them as mirë as keq. Mua më intereson  për lojtarët që kemi këtu dhe për ndeshjen e nesërme. Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme, çfarë mund të ndodhë vitin e ardhshëm s’mund ta dimë. Mua më intereson për lojtarët që kam këtu dhe gjithmonë do të të përgjigjem njëjtë”.

(Kosova Sot Online)