Zidane: Real Madridi është i nënvlerësuar

  • A.P /
  • 05 April 2021 - 19:28
Zidane: Real Madridi është i nënvlerësuar

Zinedine Zidane foli për shtypin të hënën përpara ndeshjes së parë të Real Madrid kundër Liverpool të martën.

Trajneri francez u pyet nëse mendonte se Los Blancos ishte nënvlerësuar disi përpara duelit dhe ai ra dakord.

“Epo, unë mendoj kështu,” u përgjigj Zidane.

“Në fund, ne meritojmë besim. Ajo që mund të përqendrohemi është puna e përditshme. Kjo skuadër kurrë nuk heq dorë nga asgjë” – u shpreh Zidane.

Real Madridi luan nesër ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kurse të shtunën e luan ndeshjen “El Clasico” ndaj Barcelonës, e cila është shumë e vlefshme për garën e titullit. 

(Kosova Sot Online)