Kush do ta zëvendësojë Varanen?

  • A.P /
  • 06 April 2021 - 18:55
Kush do ta zëvendësojë Varanen?

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, s’do të luajë kundër Liverpoolit sonte e as kundër Barcelonës në vikend.

Mbrojtësi francez ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe do të vet izolohet menjëherë.

Lajmi është konfirmuar nga klubi në faqen zyrtare.

Ai do të jetë mungesë e madhe për Madridin sonte, pasi Zinedine Zidane s’mund të llogarisë as në kapitenin, Sergio Ramos.

Sipas AS, pothuajse 100%, në mungesë të mbrojtësve, do të startojnë në mbrojtje Nacho dhe Militao. Derisa në krah të mbrojtjes pritet të luajnë Lucas Vázquez dhe Mendy. 


(Kosova Sot Online)