Dyshja e Realit e gatshme për ndeshjen ndaj Barcelonës

  • S.A /
  • 08 April 2021 - 09:57
Dyshja e Realit e gatshme për ndeshjen ndaj Barcelonës

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” raporton se dyshja Eden Hazard – Dani Carvajal  mund të jenë gati për “El Clasicon” ndaj Barcelonës, mirëpo nuk do të rrezikohen nga trajneri Zinedine Zidane.

Carvajal është jashtë fushave që kur pësoi lëndimin e gjurit në muajin shkurt kundër Valencias, ndërsa Hazard pati një problem të muskujve kundër Elches, muajin e kaluar.

Asnjëri nuk arriti që të rikuperohej në kohë për ndeshjen ndaj Liverpullit, por siç duket ata do të jenë në bankën rezervë ndaj Barcelonës.

‘Los Blancos’ do të luajnë kunder Barcelonës, të shtunën më 10 prill, në stadiumin “Alfredo di Stefano”.

(Kosova Sot Online )