Hadergjonaj i shënon Fenerbahces, Kastrati realizon për Dinamon

  • A.P /
  • 25 April 2021 - 22:33
Hadergjonaj i shënon Fenerbahces, Kastrati realizon për Dinamon

Florent Hadergjonaj e ka shënuar golin e parë në fanellën e Kasimpasa të dielën në humbjen kundër Fenerbahces në Superligën e Turqisë. Ndërkohë, Lirim Kastrati shënoi gol të bukur në fitoren e Dinamo Zagrebit kundër

Mbrotjësi anësor i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj, shënoi nga penalltia në humbjen e Kasimpasa 3:2 kundër Fenerbahces të dielën.

Ky ishte goli i parë i Hadergjonajt në fanellën e Kasimpasa dhe e para në Superligën turke.

26-vjeçari iu bashkua Kasimpasas në shtator dhe që prej atëherë i zhvilloi 33 ndeshje në ligë, duke i regjistruar edhe dy asiste.

Kasimpas rrezikon të bjerë nga Superliga këtë sezon pasi renditet në pjesën e poshtme të tabelës me pikë të barabarta me vendin e 18-të.

Ndërkohë, ylli tjetër i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, ia doli po ashtu të shënojë gol sot.

Ai realizoi në fitoren e Dinamo Zagrebit 2:0 kundër Hajduk Slipit në 1.HNL.

Ky ishte goli i dytë i Kastratit në 22 ndeshje në ligën elitare kroate deri tani këtë sezon.

Dinamo është lider i ligës me katër pikë më shumë se vendi i dytë.


(Kosova Sot Online)