Shkarkohet Mihajlovic?

  • 28 November 2015 - 11:30
Shkarkohet Mihajlovic?

Sinisa Mihajlovic mund të shkarkohet nga posti i trajnerit në rast se skuadra pëson disfata edhe në duelin ndaj Sampdorias, në Serie A.

Trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic është në rrezik të madh nga shkarkimi, pas serisë së rezultateve negative në Serie A.

Mediat italiane raportojnë se barazimi me Atalantan dhe humbja nga Juventus në dy xhirot e fundit e kanë rikthyer në diskutim postin e tij,

Andaj, Mihajlovic raportohet se mund të shkarkohet në rast të humbjes nga ish skuadra e tij, Sampdoria, në duelin e sotëm në kuadër të xhiros së 14-të.