Solskjaer gjuan topin te Cavani

  • S.A /
  • 30 April 2021 - 09:32
Solskjaer gjuan topin te Cavani

Solskjaer dëshiron që Cavani të qëndrojë në “Old Trafford” të paktën edhe nëj sezon. Edinson Cavani ka nisur të gjejë veten te “Djajtë e Kuq”. Ditë pas dite ai po luan më shumë dhe po përshtatet në ekipin e Manchester United. Cavani shkëlqeu edhe mbrëmë në Europa League duke i shënuar dy gola Romës në fitoren 6-2 të Manchester United. Ai shkoi në kuotën e 12 golave në 33 paraqitje, derisa ka dhuruar edhe pesë asiste.

Cavani vazhdon të mendojë se ku do të vazhdojë karrierën sezonin tjetër, por Ole Gunnar Solskjaer e do patjetër edhe një vit në “Old Trafford”. “Ai e di se çfarë dua dhe e din se do të më pëlqente ta kem këtu edhe për një vit tjetër”, u shpreh mbrëmë Solskjaer. 

(Kosova Sot Online )