Legjenda gjermane dëshiron qëndrimin e Guardiolës
Legjenda gjermane Franz Beckenbauer, nuk dëshiron që Guadriola të largohet nga Bayern Munchen, pas disa spekulime që spanjollin e kërkojnë disa skuadra angleze, dhe është afër Manchester Cityt.
Kontrata e spanjollit Guardiola, është e paraparë të përfundoi në fund të këtij viti prandaj nuk dihet e ardhmja e trajnerit spanjoll.
“Do të ishte një turp i vërtetë nëse ai e lë Bayernin pas tre vjetësh. Ai është adaptuar në Bundesliga shumë mirë, flet gjermanisht shumë rrjedhshëm”, tha legjenda gjermane.