Vazquez e fiton kontratën e re

  • S.A /
  • 01 May 2021 - 10:16
Vazquez e fiton kontratën e re

Real Madridi është i hapur për të rinovuar kontratën me Lucas Vazquez. Sipas AS, lojtari ka oferta nga Bayern Munich dhe Paris Saint Germain, por oferta e Realit e ka bindur që të mos ndërrojë ambient. 

Raportohet se me kontratën e re, Vasquez do të marrë deri në 5 milionë euro në sezon.

Ai është pjesë e Realit që nga viti 2015 dhe deri sot ka bërë 240 paraqitje, ka shënuar 26 gola.

Vasquez është si një ‘JOKER’ për Zinedine Zidane që këtë edicion, ka qenë titullar i padiskutueshëm. 

(Kosova Sot Online )