Llapi e transferon sulmuesin brazilian Firmino

  • S.A /
  • 03 May 2021 - 11:49
Llapi e transferon sulmuesin brazilian Firmino

Llapi ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me sulmuesin brazilian, Alef Firmino Dos Anjos. Dos Anjos i bashkohet Llapit nga NK Dubrava Zagreb, klubi kroat, që bën gara në kategorinë e futbollit në Kroaci.

23-vjeçari, i cili luan si qendërsulmues, ka nënshkruar kontratë trivjeçare me Llapin.

Në një postim në Facebook, Llapi shkroi: “Skuadra e Llapit ka arritur t’i siguroj shërbimet e sulmuesit të qendrës nga Sau Paulo i Brazilit, 23 vjeç, Alef Firmino Dos Anjos.”. “Sulmuesi Alef Firmino Dos Anjos ishte bashkuar me skuadrën nga muaji prill i këtij viti dhe pas performances së treguar ka bindur drejtuesit ta kenë pjesë të skuadrës për edicionin e ri garues”, thuhet tutje në njoftim.

Ardhja e tij vjen tamam në kohë për ndeshjen më të rëndësishme në historinë e Llapit, finalen e Kupës së Kosovës kundër Dukagjinit, përmes të cilës klubi nga Podujeva synon ta sigurojë një vend në kualifikime për Ligën e Evropës. 

(Kosova Sot Online  )