Bledi Shkëmbi merr drejtimin e skuadrës shqiptare

  • A.P /
  • 10 May 2021 - 20:16
Bledi Shkëmbi merr drejtimin e skuadrës shqiptare

Dinamo u pomovua në kategorinë superiore të Shqipërisë zyrarisht pas fitores së arritur të dielën në transfertë 2-0 ndaj Vorës. 

Ora News raporton se trajneri i ri do të jetë Bledi Shkëmbi. Palët kanë gjetur marrëveshjen dhe Shkëmbi së bashku me krahun e tij të djathtë Francesko Vitobelo kanë nisur nga puna për të ideuar skuadrën e sezonit të ri.

Shkëmbi së fundmi ishte pjesë e Ballkanit për gjysmë sezoni, për t’u shkarkuar më pas për shkak të rezultateve jo të kënaqshme.

Kjo do të jetë eksperienca e dytë e Shkëmbit në kategorinë superiore, pas aventurës me Teutën për një vit e gjysmë nga qershori i 2018 deri në dhjetor të 2019.

(Kosova Sot Online)