Tare është kundër shitjes së Muriqit

  • S.A /
  • 21 May 2021 - 15:05
Tare është kundër shitjes së Muriqit

 

Drejtori sportiv i Lazios beson ende në sulmuesin kosovar, i cili këtë sezon ishte dështim. Por, presidenti Claudio Lotito dhe trajneri Simone Inzaghi mendojnë ndryshe – nuk llogarisin më në 27 vjeçarin, i cili kërkohet nga klubet turke. Sezoni i parë në Lazio ishte dështim për Vedat Muriqin.

Sulmuesi kosovar nuk arriti të ambientohej si duhet në kryeqytetin italian.

Problemet me lëndime dhe me koronavirus e lanë prapa atë.

Mediat italiane vazhdimisht kanë shkruar se përfaqësuesi kosovar do të largohet nga Lazio gjatë verës që vjen.

Mirëpo, të njëjtin mendim nuk e ka edhe drejtori sportiv i këtij klubi, Igli Tare.

Portali “CittaCeleste” raporton se Tare beson ende në aftësitë e prizrenasit dhe e ka ndërmend t’ia japë edhe një rast sezonin tjetër.

Sidoqoftë, drejtori sportiv duhet të bie në ujdi me presidentin Claudio Lotito dhe trajnerin Simone Inzaghi.

Këta të dy duket se i kanë çuar duart lart për Muriqin dhe e preferojnë më shumë largimin e tij.

Mbetet të shihet edhe se cila është dëshira e sulmuesit shtatlartë, i cili ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025.

Ish-futbollistin e Rizesporit ndërkohë po e kërkojnë ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe Besiktasi. 

 

(Kosova Sot Online )