E ardhmja e Chiellinit jashtë Evropës

  • S.A /
  • 21 May 2021 - 13:39
E ardhmja e Chiellinit jashtë Evropës

La Gazzetta dello Sport raporton se presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli u takua me Giorgio Chiellinin gjatë ditës së djeshme dhe mbrojtësi mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit dhe të transferohet në MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontrata e Chiellinit me “Zonjën e Vjetër” skadon në qershor të këtij viti, ndërsa ka spekulime se aim und ta zgjasë qëndrimin në Torino edhe për një sezon.

Reprezentuesi i Italisë pritet të ndjekë shembullin e Buffonit që do ta lërë Juventusin, por Chiellini pritet të transferohet jashtë Evropës në një klub të SHBA-së.

Qendërmbrojtësi 36-vjeçar nuk dëshiron të luajë për asnjë klub tjetër të Serie A dhe po e konsideron lëvizjen në MLS. 

(Kosova Sot Online )