Kololli, gol dhe asist në fitoren e Zurichut që e lë në Superligë

  • A.P /
  • 21 May 2021 - 22:47
Kololli, gol dhe asist në fitoren e Zurichut që e lë në Superligë

Benjamin Kololli ka shkëlqyer sonte në fitoren prej 4-1 të FC Zurich kundër Vaduzit, në një ndeshje kruciale për të mbetur në elitën e futbollit zviceran

Kololli ka startuar që nga fillimi në këtë ndeshje, që Zurichu duket se e pati në kontroll që nga fillimi i saj.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Vaduz me Giusto në minutën e dytë të ndeshjes por Zurich barazoi në minutën e tetë me Marchesano. Në pjesën e parë gol do të shënonte edhe Seiler në minutën e 35-të,

Pjesa e dytë do të ishte edhe më interesante me Benjamin Kolollin që shënoi në minutën e 70-të një gol të bukur për skuadrën e tij.

Kololli do të ishte protagonist edhe në golin e katër të skuadrës ku do të asistonte për Gnonte në minutën e 74-të.

(Kosova Sot Online)