Juventusi e gjen te Barcelona zëvendësuesin e Ronaldos

  • E.K /
  • 22 May 2021 - 15:34
 Juventusi e gjen te Barcelona zëvendësuesin e Ronaldos

Në mediat spanjolle po raportohet që Juventus do të synojë transferimin e Antoine Griezmann të Barcelonës nëse Cristiano Ronaldo largohet këtë verë, raporton Sport.

Nëse Bianconerët nuk arrijnë të sigurojnë katër vendet e para, atëherë Ronaldo pritet të largohet pas tre vitesh në Serie A.

Griezmann ka nuk e ka arritur asnjëherë formën optimale te Barcelona që nga transferimi i tij nga Atletico Madrid, por edhe ai mund të refuzojë “Zonjën e Vjetër” nëse nuk janë në Ligën e Kampionëve.

Ai ka një kontratë me Blaugrana deri në qershor të vitit 2024.

(Kosova Sot Online)