Ronaldo me reagim kontrovers pas kualifikimit të Juventusit në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 24 May 2021 - 10:59
Ronaldo me reagim kontrovers pas kualifikimit të Juventusit në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo i ka heshtur kritikët e tij me një postim kontrovers në Instagram, pasi skuadra e tij Juventus e siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Ronaldo u la në stol në fitoren e Juventusit 4:1 kundër Bolognës në ditën e fundit të sezonit në Serie A. Triumfi i bardhezinjve në Bologna dhe barazimi i Napolit me Veronën, bëri që skuadra e Andrea Pirlos ta sigurojë vendin e katërt. Pas ndeshjes, Ronaldo i postoi dy fotografi në llogarinë e vet në Instagram. E para një fotografi bardhezi në të cilën ai shihet duke e mbajtur gishtin para gojës në përpjekje për t’i heshtur kritikët e Juventusit.

Fotografia e dytë i shfaq lojtarët e Juventusit duke festuar vendin e katërt në Serie A në zhveshtoren e stadiumit Renato Dall’Ara, por Ronaldo nuk është i pranishëm në të. Sulmuesi portugez nuk luajti kundër Bolognës sepse Pirlo befasisht vendosi ta ulë atë në stol për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit dhe të luajë me Paulo Dybalan dhe Alvaro Moratan në sulm.

Pirlo shpjegoi pas ndeshjes: “Ishte vendim i përbashkët, Ronaldo u lodh pas ndeshjes të mërkurën, prandaj vendosa të luaj me Moratan, një lojtar tjetër i madh”. 

(Kosova Sot Online )