Harry Kane, golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i sezonit në Premierligë

  • S.A /
  • 24 May 2021 - 10:20
Harry Kane, golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i sezonit në Premierligë

Sulmuesi i Tottenhami, Harry Kane, është bërë lojtari i parë në 22 vitet e fundit që i fiton çmimet për golashënuesin më të mirë dhe asistuesin më të mirë të një sezoni në Premierligë. Përfaqësuesi i Anglisë, i cili e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi londinez në verë, i shënoi 23 gola gjatë sezonit 2020/21 në Premierligë, duke e fituar çmimin e golashënuesit më të mirë të sezonit për herë të tretë në karrierë,

Rivali kryesor i Kane në garë për çmimin e golashënuesit më të mirë ishte Mohamed Salah. Ata u dytën me nga 22 gola në ditën e fundit të sezonit në Premierligë. Por derisa Kane e shënoi një gol në fitoren e Tottenhamit 4:2 kundër Leicesterit, Salah dështoi të shënojë në fitoren e Liverpoolit 2:0 kundër Crystal Palace.

Kane e fitoi edhe çmimin e asistuesit më të mirë me 17 asiste. Kjo nënkupton se sulmuesi anglez u përfshi në 37 gola këtë sezon në Premierligë. Kane e barazoi rekordin e të madhit Alan Shearer me tre trofe të golashënuesit më të mirë të sezonit në Premierligë, por ngel një mbrapa legjendës së Arsenalit, Thierry Henry, që e mban rekordin me katër. 

(Kosova Sot Online )