Zidane gjithnjë e më larg Realit

  • A.P /
  • 24 May 2021 - 20:08
Zidane gjithnjë e më larg Realit

Sipas L’Equipe, Zinedane Zidane do të largohet nga Real Madridi dhe Juventusi mbetet destiancioni i mundshëm për trajnerin francez. Gazeta franceze raporton se Zidane do të takohet me Florentino Perez  këtë javë dhe një njoftim zyrtar pritet të vijë së shpejti.

Perezi zakonisht planifikon të ardhmen me trajnerët e Real Madridit në pranverë dhe fakti se këtë nuk e bëri me Zidanen tregon se ai është drejt largimit. Real Madridi dështoi të fitonte një trofe këtë sezon, për here të pare pas sezonit 2009/10. Javën e kaluar, Zidane tha se Real Madridi do të kishte qenë më i mirë pa të, duke sugjeruar se ai do të largohet në fund të sezonit.

Juventusi ka qenë i lidhur shumë me Zidane, i cili, në 2001 gjatë karrierës së tij, u largua nga Bianconeri për t’u bashkuar me Merengues. Andrea Pirlo fitoi Coppa Italia dhe Super Kupën e Italisë këtë sezon dhe arriti ta kualifikonte Juventusin në Champions League në xhiron e fundit.

Megjithatë, Juventusi nuk është opsioni i vetëm për Zidane i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me ekipin kombëtar të Francës. 

(Kosova Sot Online)