Barcelonës po i “rrëshqet” nga duart, Bayerni nis bisedimet me Wijnaldumin

  • A.P /
  • 24 May 2021 - 20:17
Barcelonës po i “rrëshqet” nga duart, Bayerni nis bisedimet me Wijnaldumin

Bayern Munchen ka hapur zyrtarisht bisedimet për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Gini Wijnaldum.

Wijnaldumit i skadon kontrata me Liverpoolin këtë verë dhe interesi nga “bavarezët” është konkret, raporton Sky Sports.

Mesfushori holandez ishte i lidhur me një kalim në Barcelonë edicionin e kaluar, por edhe në këtë sezon.

Wijnaldum nuk pritet që ta vazhdojë kontratën me Liverpoolin, ndërsa në ditët e ardhshme mund të bëhet i ditur vendimi i tij.

Me ekipin nga “Anfield” Wijnaldum kaloi pesë sezone duke zhvilluar 178 ndeshje. 

(Kosova Sot Online)