Ia fitoi titullin e kampionit Lille – trajneri jep dorëheqje dy ditë pas

  • A.P /
  • 25 May 2021 - 22:49
Ia fitoi titullin e kampionit Lille – trajneri jep dorëheqje dy ditë pas

Trajneri 54 vjeçar mund të drejtojë Lyon, Nice apo Napolin pasi që ka konfirmuar që ai do të largohet nga kampionët francez

Christophe Galtier ka dhënë dorëheqje nga Lille, dy ditë pasi që u kurorëzua kampion i Ligue 1 me skuadër të tij. Lille ka mposhtur Angers të dielën, duke përfunduar një pikë para Paris Saint-Germain. Pavarësisht suksesit të tyre, Galtier ka vendosur për t’u larguar nga klubi pas katër viteve në bankinë të këtij klubi.

“E kam marrë vendimin tim. Ia kam konfirmuar presidentit tim, Olivier Letang, pasi që ka biseduar më të për kohë të gjatë këtë mëngjes, që unë do të largohem nga LOSC. Apo do të përfundojë me LOSC, nuk po di çfarë termi adekuat të përdor”, ka thënë ai për L’Equipe.

“Ndjejë fuqishëm se e kam kryer punën këtu. Ky cikël katër vjeçar është mjaftueshëm për një trajner. Kështu që, po, kanë qenë vetëm pesë muaj që kam bashkëpunuar çdo ditë me Olivier Letang dhe pesë muaj nuk janë shumë për një bashkëpunim”.

“Duke kaluar katër vite këtu, ndjejë nga brenda që është koha të largohem nga ky klub i mrekullueshëm. Vendimi i im nuk lidhet me renditjen finale të skuadrës, edhe nëse do të kishim përfunduar të katërtit apo të shtatit, vendimi do të ishte i njëjtë”, shtoi ai.

“Nuk dua që të largohem pas një suksesi. Jam larguar për shkak se kam vendosur se pas katër viteve është koha që të largohem. Kam kaluar tetë vite e gjysmë në Saint-Etienne, përfshirë shtatë e gjysmë si trajner, ishte kohë e mirë”.

“Po e lë Lillë me rezultate të jashtëzakonshme, kam nevojë për diçka tjetër. Nuk dua të jem viktimë e rutinës, një trajner klasik, për shkak se e kam provuar në një pikë në Saint-Etienne. Gëzim dhe lot, gjithmonë në një ambient të njëjtë”.

Kënd do ta drejtojë Galtier?

Galtier thotë se tashmë atij i janë ofruar tri skuadra dhe ka konfirmuar që ai është i interesuar të punojë me Lyon, Nice apo Napoli. “Në mes të këtyre klubeve që me kanë kërkuar, tri janë vetëm sot. Lyon, Nice dhe Napoli? Po, jam duke i shikuar këto tri klube. Ne do të shohim nëse do të vije i katërti”.

“A do të nënshkruajë me njërin nga këto tri klube? Futbolli është shumë special për mua, kurrë nuk i dihet”. Galtrier ka shtuar se ai pret që vendimin e tij ta marrë në fund të kësaj jave.

Si ishin paraqitjet e Lille në Galtier?

54 vjeçari, i cili ka luajtur edhe për Lille si mbrojtës nga viti 1987-1990, e mori skuadrën për herë të parë në dhjetor të vitit 2017 kur ajo ishte në rrezik të binte në Ligue 2. Por skuadra nga Franca Veriore mbijetoi duke përfunduar në vendin e 17, një pikë pa rënë në zonën e play-offit.

Sezonin tjetër pati një kthesë të madhe, ku ata përfunduar si nënkampion pas PSG-së, pastaj ishte në vendin e katër për sezonin 2019-20. Lille ka qenë në krye të tabelës për vitin 2020/21, por kjo ndodhi tek në ndeshjen e fundit të sezonit ku ata siguruan titullin. Ata e kishin fituar Ligue 1 edhe në vitin 2011. 


(Kosova Sot Online)