SC Gjilani blindon edhe një yll tjetër të skuadrës

  • A.P /
  • 25 May 2021 - 23:31
SC Gjilani blindon edhe një yll tjetër të skuadrës

Pas nënshkrimit me Prognin, SC Gjilani ka blinduar edhe një yll tjetër të kësaj skuadre Besar Musolli

Këtë klubi e ka bërë të ditur me anë të një njoftimi në Facebook ku ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me një tjetër lojtar të saj.

Musolli luan si mesfushorë defansivë por ai luan edhe si mesfushor i krahut të majtë por edhe si mesfushorë qendrorë. “Sport Club Gjilani njofton se ka arritur ta vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Besar Musollin edhe për tri edicionet e radhës.

Krejt në fund, klubi ka falënderuar Besarin për besimin dhe i ka uruar atij sukses drejt realizimit të objektivave të këtij klubi”.

(Kosova Sot Online)