“Qetësohuni, me apo pa Zidane – Mbappe ka vendosur të luajë në Madrid”

  • S.A /
  • 28 May 2021 - 12:55
“Qetësohuni, me apo pa Zidane – Mbappe ka vendosur të luajë në Madrid”

Kylian Mbappe s’do të ndërrojë mendje, ai është i vendosur të luajë në “Santiago Bernabeu”.

Josep Pedrerol, gazetari i ‘El Chiringuito de Jugones’, ka konfirmuar se Kylian Mbappe s’do të ndërrojë mendje me largimin e Zinedine Zidane.

U raportua shumë se largimi i Zizu mund të ndikojë në vendimin e Mbappes, por jo sipas Pedrerol.

“Qetësohuni, me apo pa Zidane – Mbappe ka vendosur të luajë në Madrid”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online )