Nga shitja e tre futbollistëve Reali synon të fitojë 100 milionë euro

  • S.A /
  • 28 May 2021 - 10:50
Nga shitja e tre futbollistëve Reali synon të fitojë 100 milionë euro

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin te Real Madridi për edicionin 2021/22.

Zinedine Zidane tanimë është larguar zyrtarisht, derisa rrugën e trajnerit pritet ta ndjekin edhe disa futbollistë.

E përditshmja spanjolle AS ka raportuar se Los Blancos synojnë fillimisht nga shitja e tre yjeve të skuadrës të fitojnë 100 milionë euro. Mbrojtësit Raphael Varane dhe veterani brazilian Marcelo janë të parët që do të largohen. Ndërkohë në listën e transferimeve ndodhet edhe emri i mesfushorit spanjoll Isco Alcoron. Nga shitja e francezit Varane në Madrid pritet të fitojnë rreth 60 milionë euro, pasi ka shumë skuadra të interesuara për të.

Por problemi qëndron tek dyshja Isco-Marcelo, pasi të dy lojtarët kanë pasur një sezon të dobët. Isco kërkohet në Itali dhe Angli, por asnjë skuadër nuk është në gjendje të paguajë më shumë se 20 milionë euro për të. Derisa problemi më i madh qëndron te Marcelo, pasi vështirë të besohet se do të gjendet ndonjë skuadër që paguan miliona euro për një 33-vjeçar i cili për më tepër ka kontratë vetëm edhe një vit me Los Blancos.

(Kosova Sot Online )