Tri lamtumirat e Zidane

  • A.P /
  • 28 May 2021 - 22:05
Tri lamtumirat e Zidane

Zinedine Zidane ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Real Madridit, por kjo nuk është diçka e re. Madje nuk është hera e parë që ai e ka bërë këtë si trajner.

Sido që të jetë, francezi lë pas vetes gjurmë të pashlyeshme në “Santiago Bernabeu”, duke fituar katër tituj të Champions Leagues si trajner dhe si lojtar.

Lamtumirat duket se i vijnë natyrshëm. Këtë here lamtumira e tij ishte e pritur, edhe pse kishte edhe një vit kontratë,

2006: Pensionimi i papritur

Zidane ende kishte një vit në kontratën e tij kur e la Real Madridin herën e parë, duke “varë këpucët” si futbollist në vitin 2006.

Ndeshja e tij e fundit në fanellën e Real Madridit ishte në barazimin 3:3 ndaj Villarealit në Bernabeu, ndeshje në të cilën shënoi një gol me kokë. Pas ndeshjes, Florentino Perez ende vazhdonte ta bindte francezin për të ndryshuar mendje.

2018: Një tjetër lamtumirë shokuese

Zidane ishte bërë një nga trajnerët mt më të mirë në historinë e Real Madridt në kohën kur njoftoi për largimin e tij në fund të sezonit 2017/18.

Njoftimi erdhi vetëm pesë ditë pasi udhëhoqi “Los Blancos” drejt titullit të tretë radhazi në Champions League duke e mposhtur Liverpoolin në finale e Kievit.

2021: Koha për t’u larguar…sërish

Pasi u rikthye dhe fitoi La Ligan edicionin e kaluar, francezi nuk ia doli të bëjë revolucionin e skuadrës në mënyrë që talentët e rinj të zhvilloheshin ashtu siç duhej.

Ky “divorc”, edhe pse i tëri vendim i Zidane, ka benefite edhe për Real Madridin gjithashtu. Ata kanë nevojë për dikë të ri për t’i udhëhequr ata pas një sezoni pa trofe.

(Kosova Sot Online)