Pochettino informon PSG-në se ka dëshirë të largohet, për të interesohet Reali dhe Spurs
Trajneri argjentinas i ka kërkuar leje pronarëve të klubit që ta shkëput kontratën një vit më herët
Goal ka konfirmuar nëpërmes burimeve të veta që Mauricio Pochettino e ka informuar Paris Saint-Germain për dëshirën e tij që të largohet nga skuadra, pasi që për shërbimet e tij janë të interesuar Real Madridi dhe Tottenhami
PSG e morën Pochettinon për ta zëvendësuar Thomas Tuchelin në ulësen e skuadrës nga Parc des Princes në fillim të vitit dhe ai udhëhoqi këtë klub drejt fitores se Kupës së Francës dhe Trofeun e Kampionëve të Francës. Argjentinasi ka edhe një vit kontratë me gjigantët e Ligue 1, por Goal me anë të burimeve të veta ka kuptuar që Reali po e josh atë për të shkuar në Santiago Bernabeu, derisa Spurs e ka kontaktuar ish trajnerin e tyre për t’u rikthyer në klub.
Pochettino i ka thënë zyrtarëve të PSG-së që ai do të dëshironte ta prishte kontratën e tij, duke e lënë të pasigurt drejtorin sportiv Leonardo për atë se çfarë do të bëjë ai gjatë verës. PSG ia kishte besuar projektin e tyre argjentinasit deri më 2022, por skuadra dështoi për ta fituar titullin e kampionit këtë vit në Ligue 1,
Pochettino ende ka raporte speciale me klubin dhe sipas këtyre burimeve, Pochettino do ta respektonte çfarëdo vendimi për të ardhmen e tij nga PSG, qoftë ajo edhe për të vazhduar drejtimin e tij edhe për 12 muaj.
Reali e do Pochettinon
Reali e ka identifikuar Pochettinon si synimin e tyre numër 1 për ta zëvendësuar Zinedine Zidane, i cili dha dorëheqje nga posti i tij në Bernabeu, një javë pasi e përfundoi sezonin 2020/21 pa asnjë trofe.
Skuadra spanjolle është treguar e qetë në kërkimin e tyre për trajner të ri dhe po ashtu e ka identifikuar si të mundshëm emërimin e ish trajnerit të Interit Antonio Conte por edhe ish legjendën e tyre, Raul që është një kandidat potencial në rast se Pochettino refuzon ta marrë drejtimin e kësaj skuadre.
Rikthimi në Spurs është i mundshëm?
Pochettino arriti të hynte në elitën e trajnerëve më të mirë në Europë gjatë kohës sa menaxhoi Tottenhamin prej vitit 2014-2019, të cilën skuadër e transformoi në një skuadër që shkonte në Ligën e Kampionëve madje njëherë ishte edhe finalist i saj.
Skuadra bëri hapa pasi emëroi pasues të tij Jose Mourinhon i cili u shkarkua në prill pas disa rezultateve të dobëta kurse tani, kryetari Daniel Levy dëshiron ta rikthejë atë në skuadër pasi që është fytyrë e njohur për klubin.
Spurs janë gati t’i ofrojnë Pochettinos stabilitet dhe një kontratë afatgjate dhe ai mund ta riluajë këtë rol derisa ai mund të kthehet në Londër pasi që edhe familja e tij është më e lidhur me këtë kryeqytet.
(Kosova Sot Online)
