Pjanic ka probleme me Koemanin

  • G.G /
  • 03 June 2021 - 15:20
Pjanic ka probleme me Koemanin

Largimi i mesfushorit boshnjak nga Barcelona duket se është i pashmangshëm. Nuk përjashtohet mundësia që ish-futbollisti i Romës të rikthehet në Juventus

Miralem Pjanic është pranë largimit nga Barcelona.

Mesfushori boshnjak nuk sheh të ardhme në “Camp Nou” nën drejtimin e Ronald Koemanit, i cili u konfirmua së paku edhe një sezon.

Përfaqësuesi boshnjak e ka ndërmend të diskutojë me drejtuesit e klubit për situatën e tij.

Mediumi “TV3” raporton se ish-futbollisti i Romës dhe Juventusit nuk i ka punët mirë me trajnerin holandez.

Andaj, ai i ka bërë valixhet gati për t’u largohet nga Katalunia, ku nuk e tregoi veten dhe kryesisht përfundoi në bankinë.

Sipas mediave italiane, nuk përjashtohet mundësia që 31 vjeçari të rikthehet në Juventus, prej nga kishte shkuar në klubin e La Ligas.

(Kosova Sot Online)